Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të tetë kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën.
Ish-gjyqtarja e Krujës është nën akuzë për korrupsion. Kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish-gjyqtares.
Ku përveç djalit të saj që ka probleme të shëndetit mendor, sipas akt ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme psikologjike.
Me refuzimin e kërkesës, lihet në fuqi masa “arrest me burg”. Hoxha është arrestuar në muajin shkurt të këtij viti nën akuzë për korrupsion.
/Priza.al/