Një trup i pajetë i një gruaje është gjetur ditën e sotme në një makinë në Durrës, por viktima nuk ka shenja dhune.
Mendohet se viktima është rreth moshës 40-vjeçare dhe mjeti ku ajo ndodhej ushte i parkuar prej kohesh në atë vend.
Dyshimet e para janë se gruaja e cila mund të jetë endacake ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.
/Priza.al/