Një shtetas arab është arrestuar në Sarandë ditën e sotme pasi i është gjetur një sasi droge në dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis.
Njoftimi i policisë:
Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas arab pasi i është gjetur një sasi droge.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi arab A. L., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/