Elton Metaj ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Fierit për tu njohur me masën e sigurisë. Metaj vrau 4 ditë më parë ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj.
Ai do të përballet me akuzën e vrasjes, ndërkohë që do ti nënshtrohet një procesi të riinspektimit mendor.
Metaj akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Prokurore e çështjes do të jetë Eglantina Shehu, ndërsa gjyqtare Olkeda Liçe.
Familjarët e Sabrina Bengaj, kanë deklaruar për mediat, se dyshja sistematikisht kishte probleme dhe se Metaj ushtronte dhunë ndaj saj.
/Priza.al/