Për’puthen/ ‘Sa i rëndësishëm është seksi për ty?’ Pyetja nga publiku sikletos Mikelën

Përputhen ka rinisur tashmë sezonin e tretë dhe publiku është shumë i interesuar për t’i njohur më shumë konkurrentët. Kësaj here produksioni i dha mundësinë fansave të bënin pyetje për Mikelën, vajza e katërt që u bë pjesë e programit për këtë sezon.

Moderatorja, Bora Zemani tregoi se në instagramin zyrtar të Për’puthen në Instagram të gjithë kanë pasur mundësi të pyesin dhe ‘të shuajnë’ kureshtjen e tyre rreth saj.

Me aq sa kam parë je pak e ndrojtur, apo fillimi?

Fillimi- është shprehur Mikela. Konkurrentja ia la ‘fajin’ emocioneve të para.

Cilën pjesë të trupit pëlqen më shumë tek vetja?

Belin. 

Nuk kanë munguar as pyetjet rreth Argjendit, me të cilin hera-herës është parë ndonjë ngacmim i vogël. E pyetur se çfarë mendon për konkurrentin në fjalë, ajo ka thënë se ai është një ndër pëlqimet e saj, ndaj është pozitive dhe se në të ardhmen do të kenë mundësinë e një takimi.

Ajo çfarë spikati në pyetjet e zgjedhura ishte ajo rreth marrëdhënieve seksuale:

Sa i rëndësishëm është seksi për ty në një lidhje?

Duke mos dashur t’i japë shumë kohë, Mikela u tregua e prerë duke thënë që është goxha i rëndësishëm.

Nuk u dallua nëse u vu në siklet dhe thjesht donte ta kalonte pyetjen, pasi ishte mjaft serioze në përgjigjen e saj.

Kujtojmë që Mikela është një vajzë që ‘trazoi’ ujërat që në hyrje të saj, pasi kishte shumë kuriozitet nga ana e djmve për të ditur më shumë rreth saj.

Mikela flet për seksin në lidhje – Përputhen, 13 Shtator 2021 - Top Channel

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *