Merkel ne ‘Pallatin e Brigadave’, zhvillon takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Kancelarja gjermane pritet tashmë që të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama.

E veshur me një xhaketë ngjyrë bojëqielli që simbolizon natyrën serioze të takimeve, kancelarja mbërriti në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama do të zhvillojë takime edhe me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në qendrën Tirana Bussiness Park.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *