Mbrëmja Met Gala, e njohur zyrtarisht si përfitim i Institutit të Muzeut Metropolitan të Artit të Kostumeve, është një nga netët më të mëdha në botën e modës. Çdo vit tema e gala-s lidhet me ekspozitën vjetore të modës të Muzeut Metropolitan në New York City.
Tema e Met Gala të këtij viti ishte “Në Amerikë: Një leksik i modës”, duke nderuar 75 vjetorin e Institutit të Kostumeve dhe duke festuar modën moderne amerikane.
Rihanna ka shkëlqyer me secilën nga 7 veshjet e saj në këtë event, por e mbylli mbrëmjen me një pardesy mahnitëse “Balenciaga” duke e kombinuar me një kapelë.
Rita Ora, e shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi, dukej mahnitëse me veshje të ‘Prada-s’ me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që i bëri të gjithë t’i hedhin asaj një shikim të dytë.
Jennifer Lopez i bën padyshim të gjithë të kthejnë kokën. Që nga paraqitja e saj e parë në 2004, aktorja ka marrë pjesë pothuajse çdo vit që nga ajo kohë. Lopez erdhi me një fustan sexy nga Ralph Lauren.
E bën përsëri! Kim Kardashian vendosi të vijë e mbuluar kokë e këmbë në MET GALA 2021.
Kendall Jenner super sexy me Givenchy.
Gigi Hadid rrëmben vëmendjen me Prada.
Fansa të muzikës latine?! Ylli kolumbian Maluma shihet si asnjëherë më parë në MET GALA i veshur me ngjyrën e dashurisë.
Nuk është hirushja, por Billie Eillish! Këngëtarja 18 vjeçare erdhi me një fustan klasik nga Oscar de La Renta.
Timothee Calamet vjen me një kostum të bardhë nga Haider Ackermann
Modelja e famshme Cara Delvinge përzgjodhi markën Dior.
/Priza.al/