U ndanë? Reperi i njohur dhe e dashura e tij ngrenë dyshime për marrëdhënien e tyre

Reperi Cozman para pak kohësh i surprizoi të gjithë me konfirmimin e lidhjes së tij më të re me një brune seksi, me të cilën postoi në Instagram. Ishte vajza e quajtur Fjolla, ajo e cila postoi e para dhe më pas reperi e ripostoi.

Ata filluan të publikonin imazhe dhe video romantike dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë.

Gjërat duken se po bëheshin serioze dhe lidhja është konsoliduar aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë këtij muaji.

Por ajo që u vu re së fundmi ishte se Cozman dhe Fjolla nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.


Ata gjithashtu i kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin në Instagram.

Nuk dihet se ç’ka ndodhur, por çifti dukeshin shumë të dashuruar madje Cozman zbuloi se Fjolla kuron imazhin e tij në videoklipe. Ai dikur postoi një foto në Instagram nga prapaskenat e videoklipit “Amore” dhe Fjolla është kujdesur për grimin e reperit.

Grimerja jem”, shkroi dikur reperi përkrah fotos me partneren e tij.

Hera e fundit që dëgjuam nga Cozman para se të bënte bujë me lidhjen ishte janar të këtij viti, kur reperi reagoi i shqetësuar për vrasjen e bujshme të mikut të tij, ish-anëtar i “Babastars”, Albert Krasniqit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *