Skenar spektakolar në Athinë! Paralajmëruan për bombë por grabitën një bankë

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në një bankë në Athinë ditën e sotme ku dy persona të paidentifikuar kanë rrëmbyer një shumë të konsiderueshme parash.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:45 sipas saj lokale dhe pasi kanë kërcënuar me armë klientët dhe personelin, dy grabitësit kanë marrë paratë dhe janë larguar nëpër rrugicat turistike përreth zonës së Akropolit.

Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, pa arritur të reagojë askush, megjithëqë policia si dhe ajo bashkiake ndodheshin kudo në zonë. Tashmë është sekuestruar video e bankës për të mësuar rrugën që kanë ndjekur grabitësit.

Ditën e sotme kishte gjithashtu edhe një paralajmërim për bombë në një nga azilet e vendit dhe kjo gjë mund të ketë ndodhur për të tërhequr vëmendjen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *