I takon të gjithë me radhë, Merkel shfajësohet për vizitat në shtetet e tjera: Doja të vija në çdo vend, por…

Kancelarja gjermane Angela Merkel përveç kryeministrit shqiptar, ditën e sotme ka takuar edhe liderët e tjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Pasi ajo është përshëndetur më ta duke ‘tokur’ grushtet, Merkel në një farë mënyre është shfajësuar dhe ka shpjeguar se përse nuk ka mundur që t’i vizitojë në “shtëpitë e tyre”.

Ajo tha se një lëvizje e tillë do të ishte e pamundur, pasi do t’i kushtonte shumë kohë nga axhenda e saj politike në Gjermani. Ndërkohë që nuk la pa përmendur se vendi ky ishin mbledhur, ishte një investim gjerman.

“U gëzova që të pashë. Faleminderit që erdhe. Faleminderit që erdhët, doja të vija në çdo vend por ishte e pamundur. Do të duhej 3-4 ditë por situata nuk e lejonte. Edi faleminderit. Është shumë bukur këtu, është investim gjerman, nga kompania,”-tha Angela Merkel.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *