Nis konferenca me kancelaren gjermane, Rama: Kjo është ditë e bukur dhe e trishtuar për ne

Ka nisur konferenca e hapur mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe kancelares gjermane Angela Merkel ku fillimisht fjalën e ka mbajtur Rama, i cili tha se kjo ditë për të është edhe e lumtur edhe e trishtuar.

Në konferencën e përbashkët me kancelaren Angela Merkel në Tiranë, kryeministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.

Sipas kryeministrit kjo ditë është e bukur sepse në Tiranë ka ardhur Merkel dhe e trishtuar pasi kjo është vizita e lamtumirës. Pavarësisht se shumë sfida mbeten të pazgjidhura, Rama theksoi se pa kancelaren Merkel Ballkani nuk do ishte njësoj si sot.

Pjesë nga fjalimi:

Kjo është njëkohësisht një ditë e bukur dhe e trishtuar për ne. Është e bukur sepse kemi privilegjin që të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, shqiptarëve dhe rajonit. E trishtuar se kjo është vizita e lamtumirës. Askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë sesa kancelarja gjermane. Ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është që askush nuk e ka kuptuar më mirë se sa kancelarja. Me kancelaren është gjithmonë problem sepse nuk i ka qejf fjalimet me fjalë të bukura po është e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mirë lidhur me çfarë bëri për procesin e Berlinit. Është vizion largpamës, jo thjeshtë për të kaluar një fazë për të kaluar një fazë disavjeçare por për të parë të ardhmen të gjithë së bashku. Përtej të gjitha rezultateve konkrete. Arritja më e madhe e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe e sensit të të ardhmes.

Sot ishte privilegj që kancelarja të ishte në Tiranë, në pamundësi për të vizituar gjithë vendet, dhe këtu të kishim edhe takimet bilaterale me gjithë liderët. Dua t’i shpreh mirënjohjen, falenderimit në emër të shqiptarëve, për atë që Gjermania ka bërë për Shqipëri dhe kancelarja personalisht ka bërë për rajonin.

Duke respektuar maksimalisht faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermaninë prej shumë e shumë vitesh por asnjëherë s’ka munguar t’i japë zemër politikës, por është gjermane dhe kohën e ka të shtrenjtë oraret të rëndësishme, s’dua të marr kohë më të gjatë. Sot ballkani është një vend shumë më i mirë sec ishte para se Merkel të niste procesin e Berlinit, pavarësisht se do të ketë vazhdimësinë, Merkel do i mungojë këtij rajoni.

Mirënjohje e falenderime, ishte një privilegj, nder kënaqësi që unë të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të, të kisha mundësinë të mësoja prej saj. Sipas meje, sot është një moment kur të gjithë ne jemi të vetëdijshëm qoftë për cfarë ka bërë e qoftë për boshllëkun që ajo lë. Pa kancelaren Merkel Ballkani nuk do ishte njësoj si sot, as Europa pavarësisht sfidave e problemeve që mbeten të pazgjidhura.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *