Revoltohen gazetarët nga Kosova, nuk iu dha kohë për të pyetur Merkel-in: Është e padrejtë!

Tema e ditës së sotme në vend ishte vizita e Merkelit në Tiranë dhe përveç se kishte persona që u lumturuan nga kjo vizitë, kishte edhe nga ata që mbeten të pakënaqur.

Mbyllja e konferencës për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel ka sjellë revoltimin e gazetarëve nga Kosova që kishin ardhur për të ndjekur këtë event.

Gazetarët nga Kosova u revoltuan dhe ngritën zërin pasi nuk iu dha mundësia për pyetje, duke e konsideruar të padrejtë. Në pamundësi të kohës, Rama i tha atyre se më të mund të flasin kur të duan, por kancelarja nuk u ka asnjë faj.

“Me mua kur të doni, por kancelarja ç’faj ju ka”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *