Trupat e dy personave janë nxjerrë nga deti pasi një avioni izraelit u rrëzua pranë ishullit Samos të Egjeut lindor të hënën në mbrëmje, thanë mediat greke. Aeroplani, një Cessna 172, thuhet se u nis nga Izraeli dhe “hasi një problem teksa afrohej në aeroportin e ishullit“, duke u rrëzuar aty pranë.
Viktimat e aksidentit u identifikuan si Haim Garon dhe gruaja e tij, Esti. Haim, ish zv/drejtor në Ministrinë izraelite të Komunikacionit, është një prej viktimave të aksidentit të mistershëm ajror në Greqi, ku humbën jetën të paktën dy persona.
Jerusalem Post thotë se Garon nuk ishte një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor kundër ish kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për korrupsion, dhe vdekja e tij nuk do ta pengojë procedimin e çështjes. Dëshmitarët më të rëndësishëm nga Ministria e Komunikimeve janë Shlomo Filber dhe Avi Berger. Pas tyre janë disa zyrtarë më pak të lartë të ministrisë, njëri prej të cilëve ishte Garon. Ai do të thirrej për të dëshmuar në seksionin e Ministrisë së Komunikimeve në gjyq.
Çifti u largua të hënën pasdite me një fluturim nga Haifa dhe aksidenti ndodhi rreth orës 19:45.
“Ne i vumë re mbeturinat e avionit në det rreth një milje në jug të aeroportit,” tha një zyrtar i rojes bregdetare greke për Reuters. Fillimisht ishte e paqartë se cili ishte problemi, megjithëse provat duket se sugjerojnë një defekt teknik në motor, raportoi CNN.
Nuk është ende e qartë natyra e problemit që hasi avioni, në bordin e të cilit nuk udhëtonin pasagjerë të tjerë veç Garonit dhe të shoqes. Procesi gjyqësor ndaj Netanyahut rinisi në Jeruzalem pas një pauze 3 mujore. Akuzat ndaj ish shefit te ekzekutivit izraelit përfshijnë mitmarrjen, mashtrimin dhe shkeljen e besimit.
Forcat greke të shpëtimit kanë gjetur vendin e përplasjes dhe familja është informuar. Raportet thanë se nuk kishte pasagjerë të tjerë në bord.
Zyrtarët konsullorë izraelitë në Athinë dhe Departamenti për Izraelitët jashtë vendit në Ministrinë për Punët e Jashtme do të ndihmojnë në riatdhesimin e eshtrave të çiftit.
/Burimi: Jerusalem Post/ Përshtati Priza.al/