Imami i quajtur Abu Rumaisa , gjatë një deklarate të tij iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që frekuentojnë xhaminë e tij që të hedhin në kosh flamurin kombëtar.
Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschweig në Gjermani, ka folur me urrejtje dhe përçmim ndaj flamurit shqiptar në një video në rrjetet sociale.
I gjithë diskutimi nisi pasi dikush e kishte pyetur imamin se nëse mund të mbante flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.
“Hidhe në kosh”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit.
/Priza.al/