Talebanët janë akuzuar për vrasjen e 20 civilëve në luginën Panjshir të Afganistanit. “The Guardian” shkruan se lugina e Panjshir ishte zona e fundit që u dorëzua te talebanët kur erdhën në pushtet muajin e kaluar.
Por sipas disa raporteve të publikuara, mësohet se janë vrarë rreth 20 persona në këtë luginë pas marrjes së kontrollit nga talebanët. Disa nga të vrarët janë akuzuar për shitje të kartave SIM, si dhe të tjerët sepse nuk kanë pranuar të largohen nga vendi i tyre
“Populli i Afganistanit ka nevojë për veprim më shumë se kurrë,” tha ambasadori Nasir Ahmad Andisha në këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë, duke i bërë thirrje këshillit që të krijojë një mision për gjetjen e fakteve për të monitoruar veprimet e talebanëve në vend.
/Priza.al/