Një video virale po bën xhiron e rrjetit teksa ylli futbollit Cristiano Ronaldo po bënte nxemjen, natën e madhe të rikthimi në Champions League me Manchester United dhe e gjithë vëmendja ishte tek ai.
Gjërat nuk shkuan më së miri, pasi Ronaldo teksa bënte nxemjen goditi pa dashje me top një nga rojet e stadiumit.
Ka qenë një tifoz i cili e ka fiksuar këtë moment dhe video e tij e publikuar disa orë pas ndeshjes po bën xhiron e rrjetit.
Në fund duket se punonjësja e sigurisë ka marrë dhe një dhuratë të çmuar për një tifoz të CR7 apo të Manchester si fanella origjinale e Cristianos.
/Priza.al/