Një djalë i ka habitur të gjithë, teksa ka rrëfyer arsyen pse i vrau prindërit e tij. Ai tha se vrasja ndodhi pasi prindërit i kishin kërkuar atij që të nxirrte qenin shëtitje. Ngjarja ndodhi në provincën veriore italiane të Bolzanos. Mësuesit Peter Neumair dhe Laura Perselli, u zhdukën në fillim të këtij viti. Trupi i pajetë i Lauras u gjet në lumin Adige me shenja mbytjeje, ndërsa trupi i burrit të saj nuk doli kurrë në sipërfaqe, pavarësisht se në një urë aty pranë u gjetën gjurmët e gjakut të tij.
Djali i dy viktimave, 30-vjeçari Benno Neumair, i cili ishte instruktor palestre, u mor në paraburgim në 29 janar. Ai rrëfeu gjithçka për vrasjen duke thënë se ai e vrau të atin pas një diskutimi që po bënin bashkë, e kur nëna e tij ndërhyri për të qetësuar situatën, ai e vrau edhe atë. Çdo gjë nisi kur babai i kërkoi djalit të çohej nga krevati dhe të nxirrte qenin shëtitje. Kur ai nuk pranoi ta bënte këtë gjë, ata filluan të ziheshin.
“Ai më quajti dështak, e unë duhet t’ia mbyllja gojën. Gjeta litarin e parë që munda dhe më pas e mbyta. Kur nëna u afrua e mbyta edhe atë me të njëjtin litar”, tha 30-vjeçari i arrestuar. Ai më pas i hodhi trupat e tyre në lumë.
I riu tani është në burg në Bolzano dhe akuzohet për vrasje dhe fshehje të viktimave, ndërsa hetimi ende vazhdon .
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail