Vajzat bukuroshe të ekraneve shpesh tërheqin vëmendje jo me fotot e tyre sensuale, por më shumë me deklaratat që lëshojnë në mediat rozë për të bërë sensacion.
E tillë ka qenë edhe kjo bukuroshe në foto, e cila “u ngriu” zemrat ndjekësve të saj kur tha se do ta “braktiste” Shqipërinë.
Fjalën e kemi për Einxhel Shkirën, e cila hapi vet fjalën pak kohë më parë se ishte larguar përfundimisht nga vendi për të jetuar në Afrikë. Ajo pohoi se asgjë nuk e mbante më këtu, ndaj kishte vendosur të shihte opsione të tjera.
Por së fundmi ajo ka ndarë në rrjet disa foto joshëse ka Dhërmiu ku shkruan “Kush tha që vera ka mbaruar”.
Ndërsa në instastory Florian Gjini ka postuar një foto ku duket gjithë grupi bashkë, Einxhel, Edi Manushi, gazetari Ervin Kurti, Fjoralba Pinari e Argjira Spanca.
Nuk dimë nëse projekti në Afrikë ka mbaruar apo nëse Einxhel ka marrë ndonjë ofertë të parezistueshme që do ta kthej në ekran.
Nga Afrika, Shkira, dukshëm e irrituar shkruajti se “të paktën nuk ika në Dubai siç ishin të sigurt ca prej jush”.
Kujtojmë se Dubai është kthyer vitet e fundit në një destinacion mjaft tërheqës për vajzat bukuroshe të ekranit, të cilat shkojnë atje për kohë të gjatë edhe pse nuk tregojnë se me çfarë aktiviteti merren.
Por shumica e tyre kur kthehen që andej vijnë me shumë dhurata dhe para kash, duke u justifikuar se i kanë prej fansave…
/Priza.al/