Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar, i cili ishte me profesion ekonomist por dyshohet se shiste produktet alkoolike me faturë të falsifikuar.
36-vjeçari më iniciale M.D teksa u ndalua nga policia u konstatua duke transportuar një sasi lëndësh alkoolike me faturë tatimore false.
Po ashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, M. G., pronari i subjektit ku po transportoheshin pijet alkoolike.
Noftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasi: M. D., 36 vjeç, banues në Elbasan (ekonomist në një firmë), pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Elbasanit, duke transportuar një sasi pijesh alkoolike me faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi M. G., pronari i subjektit ku po transportoheshin pijet alkoolike.
/Priza.al/