Vrau dy motrat në ‘Astir’ se nuk pranoi të ndahej prej tyre/ Prokuroria mbyll hetimet për Përparim Ademin, rrëzohen pretendimet për…  

Hetimet për Përparim Ademin, vrasësin e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhit, janë mbyllur nga Prokuroria. Akt ekspertiza është kryer për gjendjen mendore të Ademit dhe sipas saj, ai është pa probleme të tilla.

Pritet që dosja të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës, me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me te cilat kishte një lidhje jashtë martesore.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e 31 Dhjetorit, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre, kur u qëlluan për vdekje nga Përparim Ademi, që bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen.

Kjo duket se është bërë shkak dhe për konfliktin me pasojë vdekjen e motrave. Ademi kishte lidhje intime me të dyja motrat, ndërkohë që për këtë marrëdhënie kishte dijeni dhe gruaja e tij, e cila me kalimin e viteve ishte bërë shoqe me dy viktimat.

Ngjarja u pasua me detaje tronditëse, ku vëllai i motrave deklaroi se, Ademi kishte shitur në Greqi 10 fëmijët e lindur me motrat Metani. Ndërkohë lidhur me ngjarjen, kanë nisur hetimet edhe në shtetin helen, pas akuzave për trafik të miturish.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *