U tha se ishte me të dashurin në Dubai, Shqipe Hysenaj ironizon: Ju prezantoj me…

Shqipe Hysenaj trazoi rrjetin me disa foto nga pushimet në Dubai. Ditët e fundit ajo u bë kryefjalë e mediave rozë, pasi qarkullonin foto nën prezencën e një mashkulli me të cilin ndodhet për pushime.

Fotot u bën virale dhe shumica menduan se bëhej fjalë për partnerin e ish-konkurrentes, duke qenë se edhe vetë ajo ka lënë të kuptojë se është në njohje me dikë që ia ka marrë zemrën.

Megjithatë Shqipja ka shuar çdo dyshim me një foto që ka postuar, duke treguar se djali në foto është vëllai i saj me të cilin është shprehur gjithmonë se ka një lidhje të veçantë.

Ajo gjithashtu tha se nuk e ka për turp të thojë se ka të dashur e që ja pagon ai pushimet.

“Shqipja nuk ka për turp të tregojë m’i paguan i dashuri pushimet, apo i fejuari ose burri, madje ku janë këta burra që të na paguajnë pushimet. Mashkulli duhet të jetë mbrojtës i femrës, unë gjithmonë me këtë ide kam qenë dhe nuk kam për turp të reklamoj të dashurin.” ,- tha ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *