Shqipëria priti afganët, SHBA-të gjithsesi na fusin në një listë të ‘zezë’ bashkë me 10 shtete. Ja përse…

Shqipëria që këtë verë ishte një vend “covid free” është klasifikuar befas në zonat me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit dhe për personat plotësisht të vaksinuar.

Kjo ka bërë që vende të rëndësishme në botë, kryesisht në Perëndim, ndër të cilat edhe SHBA-të, ta renditin vendin tonë në nivelin e katërt dhe më të lartin për nga rreziku.

Për pasojë, mjaft portale online kanë sugjeruar për të shmangur udhëtimet drejt Shqipërisë. Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në hapësirën online për udhëtarët në SHBA, e ka renditur Shqipërinë në vendet me rrezikshmëri shumë të lartë si një vend jo të sigurt për udhëtarët.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka shtuar edhe 10 destinacione të tjera në listën e vendeve ku nuk është e këshillueshme të udhëtohet, në sajë të rrezikut të lartë ndaj Covid-19.

Agjencia shëndetësore caktoi Afganistanin, Shqipërinë, Belizën, Grenadën, Izraelin, Lituaninë, Mauritius, Serbinë, Slloveninë dhe Saint Kitts dhe Nevis si “Niveli 4: rrezik shumë i lartë”, duke u bërë thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë në këto destinacione nëse nuk janë vaksinuar plotësisht.

Kriteret e CDC-së i përcaktojnë vendet e “Nivelit 4” si ato që raportojnë më shumë se 500 raste për 100,000 banorë, në 28 ditët e fundit.

Agjencia paralajmëron se amerikanët që duhet të udhëtojnë në këto destinacione duhet të jenë plotësisht të vaksinuar, por vuri në dukje se “edhe udhëtarët e vaksinuar plotësisht, mund të jenë në rrezik për t’u infektuar dhe për të përhapur variantet e COVID-19”.

Gjithashtu, CDC përcaktoi Australinë, Brazilin, Etiopinë dhe Rumaninë si “Niveli 3: rrezik i lartë”.

Brazili u ul nga niveli 4 në nivelin e tretë, ndërsa disa destinacione të tjera kaluan në nivelin 2 “të moderuar”.

Amerikanët e pavaksinuar inkurajohen që të shmangin në veçanti udhëtimet në destinacionet e përcaktuara si Niveli 3.

Në përgjithësi, CDC këshillon që amerikanët të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare derisa të jenë vaksinuar plotësisht.

/Burimi: Monitor.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *