Aksident në Lushnje, furgoni përplas të moshuarën duke e lënë pa jetë

Një e moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Lushnje si pasojë e një aksidenti automobilistik.

E moshuara po kalonte rrugën dhe një furgon e ka përplasur atë duke e lënë pa jetë. Ajo u transportua me ambulancë për në spital mirëpo fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po zbardh rrethanat e ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *