Kryeministri i vendit Edi Rama, në fillim të mandatit të tij të dytë në krye të qeverisë shqiptare, përmendi legalizimin e kanabisit si produkt mjekësor, por akoma deri më sot në lidhje me këtë gjë nuk ka asnjë plan konkret të shfaqur nga qeveria.
Në një kohë kur kanabisi përdoret në masë nga të rinjtë shqiptarë, por jo vetëm dhe nga ana tjetër po arrestohen dhjetëra persona në ditë për kultivim, konsumim apo shitje të kanabisit, në supermarketet e vendit po shiten produkte që kanë përbërje të tillë brenda.
Rasti konkret është një produkt, i cili është sjellë me foto në redaksinë ‘Priza.al’ nga një lexues i faqes, i cili kishte hasur në një nga marketet e Tiranës një produkt ushqimor në formë biskote, që kishte përmbajtje kanabisi brenda. Sasia e përmbajtjes, sipas etiketës së përkthimit është 10% miell kanabisi dhe ka një çmim lehtësisht të arritshme nga çdo lloj kategorie konsumatori.
/Priza.al/