Një tjetër aksident në minierën e Bulqizës, bllokohet tekniku në galeri

Një punonjës i nëntokës ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës “D” në Bulqizë.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të kësaj të mërkure ku në një subjekt minerar në Bulqizë, ka pasur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Ende nuk dihet fati i personit që ka mbetur i bllokuar në galeri, nëse është ende gjallë apo jo.

Policia e Bulqizës/ informacion paraprak

“Me datë 15.09.2021,  rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve,  dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *