SHÇBA arreston dy efektivë në Lushnjë, akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

Policia ka arrestuar sot dy efektivë më Lushnje, pasi ata akuzohe për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Me një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se dy efektivët me inicialet E. C. dhe A. P., kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim.

Për pasojë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur “Arrest në burg” për efektivin E. C., i dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Gjithashtu Gjykata ka vendosur “Arrest në shtëpi” ndaj efektivit me inicialet A. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *