Një mjeke e re është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj, vetëm tre javë pasi çifti u fejua.
23 vjeçarja dhe partneri i saj 28-vjeçar kishin shkuar në Moldavi për të takuar prindërit e saj. Por ky udhëtim përfundoi pasi ai qëlloi të fejuarën e tij para se të kthente armën mbi veten dhe të vetëvritej.
Babai i Anës tha se ai iku nga shtëpia për të kërkuar ndihmë pasi dhëndri i tij i ardhshëm i kërcënoi ata me armë.
Çifti ishte bashkë prej dy vitesh para fejesës. Një mik i shokuar e përshkroi lidhjen e tyre si të bukur dhe tha se ata kishin qenë së fundmi me pushime në Rumani.
“Në pushime, ai i kërkoi asaj të ishte nusja e tij. Në dasmën time ajo kapi dhe buqetën me lule, është shprehur mikja e saj.
Shoqja e Anës, Maria Buzu, një infermiere, tha se ndërsa dyshja kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme, por Vlasă ishte një i dashur xheloz.
/Priza.al/