“Ngrejmë zërin dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo viktimë”/ Dhjetëra qytetarë në protestë për vrasjen e Sabrinës

Protesta për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj ka nisur pasditen e sotme në Tiranë. Dhjetëra qytetarë me pankarta të ndryshme në duar, po protestojnë për vrasjen e të resë nga bashkëshorti i saj Elton Metaj, me të cilin ishte në proces divorci.

Në pankartat që qytetarët po mbajnë në duar, shkruhet “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi. Ku është vaksina”, “Ngrejmë zërin dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo viktimë”.

Vrasja ndodhi në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçares së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Të dy ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *