Ina e ‘Përputhen’ devijon nga bota e muzikës, nuk bëhet këngëtare por… bëhet shkrimtare

Teksa shumë nga ish-konkurrentët e “Për’puthen” provuan fatin e tyre në muzikë, duket se rasti i Ina Kollçakut do të bëjë përjashtim.

E pyetur nga ndjekësit “Nëse jeta jote do të ishte një libër, si do e kishte titullin?”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” 1 u përgjigj duke shkruar: “Nëse do ta thoja, do zbuloja titullin e librit tim”.

“Kam thuajse 1 vit qe merrem me te. Kisha nje faze qe ndalova sepse po ndjeja qe po vetcensurohesh pa e kuptuar. Kur e nisa librin kisha nje deshire shume të madhe per të hedhur në leter të gjitha mendimet e mia për sjelljen njerezore dhe aspektet instiktive dhe morale të saj. nderkohe qe fillova të shkruaja, fillova te mendoja nese shumica e njerezve do te ishin gati ti kuptonin ato mendime pa i keqkuptuar. Une asnjehere nuk mendoj kete kur flas, dhe fillova ta mendoja cuditerisht. Atehere ndalova se shkruari duke i dhene kohe vetes te clirohesha nga keto mendime qe nuk kane lidhje fare me menyren si une jetoj, flas, ndertoj marredhenie, et3… Tani e kam rifilluar dhe kam deshire ta botoi në disa gjuhe”, ka shkruar Ina.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *