Qeveria hungareze u ka dërguar transmetuesve udhëzimet për kufizimet që duhet të zbatojnë kur shfaqin filma me homoseksualë. Kufizimet janë të njëjta me ato që zbatohen për filma horror apo të dhunshëm.
Sipas rregulloreve të nxjerra më 15 shtator nga Këshilli i Medias i Autoritetit Kombëtar të Mediave (NMHH), filmat që kanë tema LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërseksualë) si dhe çështje të identitetit gjinor nuk do të “rekomandohen” për personat nën moshën 18-vjeç.
“Sjelljet e përgjithshme që shprehin butësinë, si një puthje në faqe, një përqafim, mbajtja e duarve gjatë ecjes ose një puthje nuk mund të konsiderohen problematike përveç se në rastet kur ato përbëjnë një element qendror të programit”, thuhet në udhëzim.
Në muajin qershor Hungaria miratoi ligjin që ndalon “shfaqjen dhe promovimin e homoseksualitetit” për personat nën 18-vjeç.
/Priza.al/