Së fundmi në mediat greke është publikuar rrëfimi i nënës së Babis Anagnostopoulos, 33-vjeçari që vrau bashkëshorten në prani të fëmijës 1 vjeç.
Nëna e Babis theu heshtjen për herë të parë, duke folur për televizionin grek “Star”. Ajo foli për marrëdhënien që ka me mbesën e vogël, ndërsa tha se e shikon shpesh dhe shkon shumë mirë me familjen e Caroline, por nga ana tjetër refuzoi të flasë për djalin e saj.
“Ne e takojmë mbesën 5 ditë në muaj. Të dy familjet kemi respekt midis nesh”, tha nëna e 33-vjeçarit.
“Nënës dhe vajzës sonë të dashur”, shkruhet në mbishkrimin e varrit të 20-vjeçares Caroline.
Nëna e 33-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni për këtë zhvillim. “Nuk e di, nuk kam asgjë për të thënë”, tha ajo.
Lydia e vogël ndodhet nën kujdesin e nënës së Caroline, Susan, ndërsa vendimi përfundimtar për kujdestarinë pritet të merret brenda muajit shtator.
/Priza.al/