Nis seanca në Kuvend! Rama nga foltorja bën bilancin e arritjeve në mandatin e dytë

Ditën e sotme ka nisur seanca maratonë e Kuvendit dhe Kryeministri Rama, ka folur nga foltorja rreth arritjeve që qeveria ka patur gjatë mandatit të dytë në të gjitha fushat.

Ai fillimisht ka theksuar numrin e grave dhe vajzave në qeverinë e tij. Rama tha se në kabinetin e parë prezenca e ministreve ishte e qëllimshme, ndërsa tanimë sipas tij ishte si rezultat i punës. Megjithatë shtoi se qëndrimi në pozicionin e besuar, do të varej vetëm nga rezultatet e arritura në detyrën që kanë marrë përsipër.

Rama gjatë fjalës tha se arritja më e madhe e mandatit të dytë është në lidhje me pandeminë dhe tërmetin pasi nuk ka zili asnjë shtet tjetër në lidhje me menaxhimin e situatës së Covid19.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, duke u shprehur se nuk do të pranojnë më asnjë të huaj për të ndërmjetësuar dialogun me opozitën. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se të gjitha krizat e shkaktuara duhet të zgjidhen në gjuhë shqipe dhe jo anglisht.

Në fjalën e tij, Rama shtoi se drejtësia ka rritur ndëshkueshmërinë duke dërguar edhe një mesazh për të gjithë personazhet e lidhur me botën e krimit.

Fjalimi i Ramës:

I nderuar Kuvend i Shqipërisë me një ndjenjë të posaçme mirënjohjeje dhe përgjegjësie para të gjithë shqiptarëve pavarësisht nëse kanë votuar apo jo për PS kam këtu për të kërkuar votëbesimin. Kjo qeveri do të hyjë në histori si qeveria me përbërjen me të madhe të grave. Jam krenar që kjo shumicë e ka çuar para përpjekjhen për t’u dhënë grave dhe vajzave vendin e merituar. Kjo është një nga ato gjëra me rëndësi që koha u jep gjithnjë e më shumë rëndësi. Por thënë kjo dy gjëra të tjera duhen thënë. Tejkaklimi i shkallës së barazisë, 50-50 nuk ka qenë qëllim. Raporti i përmbysur nuk ishte pikënisje e qëllimshme siç ishte në kabinetin e parë për shembull. Por ishte pikëmbërritja e nartyshme. Ministret u përshtaten më mirë startit të mandatit të tretë. Siç faktori gjinor nuk ka qenë shtysa, nuk do të ketë asnjë plus. Rezultatet do të tregojnë kohëqëndrimin e tyre në kabinet. Beteja e luftës gjinore është ende shumë e hapur. Ka ende shumë forca diskriminuese që veprojnë në shoqëri. Nuk janë të rralla rastet tragjike të dhunës, e të dhunës ekstreme. Ngjarjet tronditëse janë të frikshme. Kudo në territorin e vendit. Dua të uroj që të gjitha gratë e pranishme, pa dallime partiake ta ndjejnë nevojën për t’u bërë misionare në këtë betejë.

Dora jonë është e shtrirë drejt PS-së, është vijë mendimi. Do ta bëjmë vijë sjelljeje. S’duam lëshim nga ju por jemi gati për çdo lëshim që ju doni. Nuk duam votat tuaja, por të merremi vesh për çdo gjë që dëshironi. Një gjë mbajeni parasysh. Me urdhra dhe kërcënime nuk do të arrini asnjëherë asgjë. Me komunikimin mund të merremi kurrë vesh. Edhe diçka të fundit në këtë pikë. Asnjëherë dhe për asnjë arsye nuk do të praniojmë asnjëlloj ndërmjetësuesi të huaj për të zgjidhur krizat. Ato shkaktohen nga ne, dhe duhet të zgjidhen jo duke folur anglisht por vetëm shqip.

Rikthehemi në këtë sallë pas një palë zgjedhjesh të fituara qartësisht nga njëra palë dhe të kontestuara nga tjetra. Uroj të mos kemi akte si në herët e shkuara. Ku adresim i rëndësishëm do të ishte i mangët nëse para se të flas për sektorët nuk do të flisja për elefantin, kur jemi të detyruar që të flas për ata që do kemi pranë në 4 vite. Rritja e ekonomisë dhe e mirëqënies nuk varen vetëm nga të ardhurat dhe shpenzimet, niveli i energjive pozitive dhe krijuese varet nga aftësia e përfaqësuese është këtu. Nuk jemi të detyruar që të merremi vesh për gjithçka. Madje dhe për asgjë. Por nga mënyra sesi i administrojmë mosdakordësimet mes tyre. Tjetër t’i biesh me shpullakën e oratorisë, tjetër të përplasës dorën në tavolinë. Kurrë mos rënshim dakord, por nuk mund mos të përgjigjemi që mos të sillemi si njerëz, si prindër fëmijësh e fëmijë prindërisht. Historikisht asnjë nuk ka dalë i fituar. Shumë skena dhe fjalë ka arkivi 30 vjeçari i filmit të këtij Kuvendi. Shumë kohë dhe mundësi të humbura ka në ndërgjegjen e të gjithëve. Kur dalim nga këtu e lëmë nam, fajin se kemi ne por pala tjetër. Nuk dua të drejtoj gishtin por dua të mbaj fajin tim.

Pikëpyetja më të madhe qëndrojnë në mendje të botës për shkak të viruti vrastar. Dua ti them atyre që presin strehimin përfundimtar në shtëpi, se ky është një nga prioritet i qeverisë sonë. Viti 2022 do të mbyllë plagët e tërmetit, por deri ditën e kapërcimit të pragut të shtëpisë së re, të gjitha familjet do të vijojnë të marrin bonusin e qerasë, të cilat kanë qëndruar vetë të rrinë në çadër. Nuk ndryshon as vaksinimi masiv. Do vazhdojmë derisa të jetë domosdoshmëri. Sot ne nuk kemi zili asnjë qeveri apo vend tjetër. Faktet shifrat flasin vetë. Dje morëm lajmin për green pasin, për levizjen në Europë. Green pass gjenerohet përmes platformës E-albania. Ky është një mesazh kuptim plotë, që të vaksinohen të gjithë pa humbur kohë, që të lëvizin lirisht jashtë vendit. Jo vetëm përpjekja jonë në këto dy fronte por dhe gatimshmwria jonë do të jetë maksimale, kudo apo kurdo që opozita apo media nxjerr në pah të meta dhe gabime. Sot, do u them që të kërkojnë çdo informacion. Lajmet e rreme apo denoncimet me të tjera në ekrane, portale, dëmin psikologjik e bëjnë njësoj. Unë zotohem se çdo qëndrim kritik apo denoncim do të jetë i trajtuar seriozisht nga ne. Qeveria do të vendosë në dispozicion një kanal në faqen zyrtar për çdo akuzë apo denoncim, formati i vjetër, me konferenca shtypi ku nuk merr vesh njeri, për ne konsiderohet praktikë e mbyllur. As qeveria as ne nuk do përdorë as mikrofonin, as mandatin për të mbrojtur jashtë kësaj salle, këdo që është i akuzuar. Nga kjo shumicë nuk do ketë asnjë mbrojtje.

Askush që ka llogari të hapura me ligjin nuk flet më i qetë. Kokat e botës së krimit janë prapa hekurave ose në skuta, ku numërojnë ditët pasi nuk u fshihen dot drejtësisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *