Justin Bieber dhe Hailey Baldwin duket se nuk do gjejnë kurrë qetësi nga e kaluara. Çifti u shfaq për herë të parë bashkë në Met Gala 2021.
Por gjërat nuk shkuan siç duhet kur çifti u shfaq në tapetin e kuq. Njerëzit që ishin mbledhur rreth eventit, filluan të bërtisnin Selena ndaj çiftit Bieber.
Videot qarkulluan menjëherë në rrjete sociale dhe shumicës së komentuesve iu duk diçka komplet e pamatur dhe mungesë respekti ndaj çiftit.
Hailey duket se u prek shumë nga ky xhest i fansave sa filloi të lotonte dhe menjëherë mori syzet dhe i bëri të gjitha fotografitë me syze.
Shumicës së komentuesve nëpër videot që qarkullojnë, kjo gjë u duket komplet e pa matur dhe mungesë respekti ndaj çiftit.
Në vitin 2018 jeta personale e Justin ishte një lëmsh i madh pasi ai kaloi pjesën e parë të vitit i lidhur me Selenën dhe e përfundoi vitin i fejuar me Hailey.
Fejesa e shpejt, faktikisht nuk ndodhi për të lënduar Selenën, siç u perceptua, po për faktin se Justin dhe Hailey janë kthyer në dy të krishterë praktikant vitet e fundit. Çifti shkon në kishë rregullisht dhe kanë miqësi të ngushta me pastorë dhe familjet e tyre.
Ata nuk donin të kryenin marrëdhënie intime apo të jetonin bashkë pa zyrtarizuar lidhjen dhe këtë gjë e kanë rrëfyer në një intervistë për VOGUE e për këtë arsye ndodhi gjithçka shumë shpejt.
Feja duket se ka qenë pjesë e miqësisë së Justin dhe Hailey. Ata u takuan në qershor gjatë një meshe në një kishë dhe ishte ai takim që i dha atyre shkëndijën se nuk do të mbesnin vetëm miq.
Justin shpjegon: “Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Femrat dhe meshkujt e bëjnë këtë. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljet e mira”.
Pra, po, dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale ishte arsyeja pse ata iu drejtuan gjykatës vetëm pas tre muaj lidhjeje. Por jo e vetmja arsye!
“Kur e pashë qershorin e kaluar, kisha harruar sesa shumë e kam dashur dhe sa më kishte munguar dhe sa ndikim pozitiv kishte në jetën time. E kuptova që kjo ishte ajo që po kërkoja”, tha Justin.
/Priza.al/