Champions League është kthyer në një kompeticion të egër këtë vit, ku të gjithë synojnë fitoren.
Ndeshje Inter-Real Madrid përfundoi me fitoren e këtyre të fundit ku sërish treguan se mbeten pretendentët e kupës.
Los Blancos e drejtuar nga Carlo Ancelotti fituan 1-0 në fund, pikërisht në minutën e 89-të, kur Rodrygo konkretizoi pasimin e Camavigna-s. Dëshpërim në radhët e zikaltërve, të paktën nga ajo që dhanë në fushë, nuk e meritonin të humbnin.
Nga të dhënat jo shumë kurajoze, Interi ka vetëm 5 fitore nga 19 ndeshjet e fundit të luajtura që nga kthimi në Champions League.
Kanë qenë këto rezultate, që nuk e kanë lejuar atë të kalojë raundin dhe fazën e grupeve në sezonet e fundit.
Inter mund të kompensojnë startin negativ të 13 ndeshjeve jofituese në sfidën e ardhshme, të planifikuar më 28 Shtator, kundër Shakhtar Donetsk, me këtë të fundit që u shokua nga moldavët e Sheriff Tiraspol.
/Priza.al/