HOLANDE – Frank de Boer i ka dhënë fund karrierë së tij si trajner.
Pasi drejtoi Interin, Crystal Palace, Atlanta dhe Hollandën, duke mbyllur kampionatin “Euro 2020” në raundin e 1/16-ve, holandezi ka vendosur t’i përkushtohet diçkaje tjetër.
Kjo u konfirmua nga menaxheri i tij Guido Albers në një emision radiofomik:
“Ai nuk ka më ambicie si trajner. Ai është shumë i mirë në punën në fushë, shumë lojtarë të ekipit kombëtar holandez me të cilët kam folur, e kanë konfirmuar këtë për mua.
Por ai nuk është është në gjendje të menaxhojë një grup me shumë lojtarë, me të gjitha presionet e nevojshme. Unë mendoj, se ai mund të bëjë një ndryshim dhe do të merret me rritjen e të rinjve, në fushën e stërvitjes ai është një nga më të mirët”.
/Priza.al/