SHBA– Nicki Minaj është ftuar nga Shtëpia e Bardhë, pasi kritikoi efektivitetin e vaksinave, për t’u informuar në lidhje me vaksinimin dhe rëndësinë e imunizimit.
Mediat e huaja bënë me dije se Minaj refuzoi të merrte pjesë në eventin e Met Gala të këtij viti sepse organizatoret kishin kërkuar që pjesëmarrësit të ishin të vaksinuar.
Pak kohë më parë këngëtarja kishte shkruar se kushërira e saj e cila ishte vaksinuar, kishte patur një sërë efektesh anësore.
“Shtëpia e Bardhë më ka bërë ftesë për të folur dhe mendoj se ky është një hap në dretjimin e duhur. Po, do të shkoj. Do jem e veshur e gjitha me ngjyrë rozë si ‘Legally Blonde’, në mënyrë që ta kuptojnë se cështja është serioze. Do bëj pyetje në emër të gjithë atyre njerëzve që janë përqeshur vetëm për faktin se janë njerëz.” ka shkruar Minaj.
Pyetur nga mediat për vërtetësinë e kësaj ftese, një zëdhënës i Shtëpisë së bardhë u shpreh:
“Ne kemi vepruar si me gjithë qytetarët e tjerë, i kemi ofruar Nicki Minaj një bisedë telefonike me ekspertët tanë, të cilët do t’i shpjegojnë asaj me mirësi se vaksinat janë efektive”.
Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e kanë marrë vaksinën anti-covid, ka ende persona të paqartë dhe dyshues për efektivitetin e saj.
/Priza.al/