Prej tre ditësh, në Shushicë të Elbasanit flakët kanë pushtuar vendin. Shuarja e zjarrit nuk është bërë e mundur as pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve.
Gjatë ditës së sotme, një mjet zjarrfikës po punon për shuarjen e flakëve së bashku me dy foristrada, 11 zjarrfikës dhe banorët e zonës.
Zjarri i madh përfshiu kodrat e fshatit të Shushicës dy netë më parë dhe mendohet të ketë qenë i qëllimshëm. Nuk ka rrezik për banorët.
/Priza.al/