Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për vendimet e grupit të saj parlamentar. Në listë nuk përmendej emri i Sali Berishës që të jetë pjesë e këtij grupi.
Tashmë kjo listë është zyrtarizuar. Rregullorja e Kuvendit përcakton se deputetët që largohen nga grupet parlamentare, mund të formojnë një të tillë pas 6 muajsh.
Rregullorja e Kuvendit:
“Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij.”
/Priza.al/