Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme tek “Kodrat e Selitës” dhe policia bën me dije se bëhet fjalë për një 39-vjeçar me iniciale R.Ç.
Personi i gjetur pajetë ishte larguar nga banesa me datë 14 shtator, në rrethana ende të paqarta.
Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE:
Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/