Aksident në Sauk, mbeten të plagosur pesë persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme tek zona e Saukut në dalje të Tiranës ku janë përplasur dy automjete.

Në aksident janë përfshirë një Toyota dhe një BMW ku shpejtësia dhe devijimi i rrugës dyshohet të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti të frikshëm. Automjeti tip BMW ka devijuar për të shmangur dëmtimet në rrugë dhe për pasojë është përplasur “Kokë më kokë” me automjetin tjetër.

Përplasja mes mjeteve ka qenë e rëndë saqë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *