Me anë të një letre të shkruar, Elton Metaj ka rrëfyer vrasjen e bashkëshortes së tij, Sabrina Bengaj.
Metaj tregon se pas daljes nga spitali ka pasur një ribashkim me të shoqen, më 1 gusht dhe se për këtë gjë ka qenë në dijeni edhe familja e saj, përveç të atit. Ndërsa mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni.
Ndër të tjera, në letrën e siguruar nga ‘Faxweb’ ai shkruan se a qenë babai i Sabrinës, Partizani, ai që e ka kërcënuar vazhdimisht atë, pasi ka marrë vesh se çifti ishte rikthyer dhe se prej 15 ditësh një makinë e ndiqte nga pas.
Elton Metaj deklaron se ka shkuar të bëjë edhe kallëzim në polici, por që askush nuk e ka pritur atje dhe i kanë thënë të shkojë pas disa ditësh. Ndërsa, ditën e krimit, Metaj shton se kur ka shkuar në shtëpinë e Sabrinës, e ka gjetur ish-gruan duke folur me një person tjetër, që sipas tij e kishte të dashur. Ai shton se është fatjro për aktin e kryer, por vrasjen ia pason të atit.
Letra e plotë e Metajt:
Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale. E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.
Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve. Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin. Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj.
/Priza.al/