Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Durrës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e stacionit të trenit, në lagjen nr 4 të qytetit të Durrësit. Dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.