Ai është një politikan i ri por jo pa kontribute në Partinë Demokratike, por tashmë është edhe një nga deputetët që ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Megjithatë që i ri ka qenë një djalë plot zell dhe një jurist i aftë, që pak kohë më parë mori edhe drejtimin e PD-së në Lushnjë, në një kohë kur të gjithë nuk besonin se ai do t’ja dilte.
Megjithatë edhe pse në dukje mjaft serioz, ai është një djal plot oratori dhe humor, ndaj shpejt do të bjerë në sy në Kuvend për stilin e tij origjinal në debate.
E kemi fjalën për deputetin e ri të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ka ironizuar kërkesën e maxhorancës që opozita t’i zhvillojë mbledhjet e grupit.
“Ne dëgjuam përralla me mret nga kryeministri. Asnjë nuk bëri për të qeshur. Ne brenda rregullores nuk kemi të drejtën për të bërë mbledhje. Me aeroplan do ikim tek selia e PD-së ne? Se nuk është bërë ende linja hekurudhore. Zoti kryeministër ka futur tavën në furrë, po ishallah nuk e merr më kurrë… ose t’ja djegë furi i Peçit… i digjet themi ne nga Lushnja1”,- përfundoi fjalën e tij deputeti lushnjar Saimir Korreshi.
Në sesionin e kaluar parlamentar, Lushnja ishte e përfaqësuar me një deputet plot batura, humor, ironi dhe sarkazëm, si Myslym Murrizi, por sërish thesaret nga treva e Myzeqesë nuk do të mungojnë as në këtë sesion.
Kini vetëm durimin e të shikoni…
/Priza.al/