“E di që të mungojnë turshitë”, Bebe Rexha bëhet nostalgjike dhe publikon foton me stërgjyshen

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar fëmijërinë dhe vendlindjen e saj. Ajo ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me stërgjyshen e saj, në kohën kur ishte vetëm 4 vjet.

“Unë me stërgjyshen time në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeç”, ka shkruar Rexha krahas fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Mes shumë komenteve, ai që ka marrë më shumë vëmendjen ishte i një ndjekëse, e cila i ka shkruar:

“Hey Bebe. E di që të mungojnë turshitë dhe ajvari.”

Ky koment nuk ka mbetur pa rënë në sy të artistes, e cila ka zbuluar se porosit ushqimin tradicional shqiptar dhe në Los Angeles.

“Unë porosis ajvar në shtëpinë time në Los Angeles!”, ka shkruar ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *