Motra vret vëllanë e më pas veten, ngjarja tragjike ka tronditur edhe fqinjët/ Policia zbulon shkakun e kësaj ndodhie…  

Një telefonatë urgjente kishte ardhur në polici para orës 5 të mëngjesit, sipas të cilës, një person i telefonuar nuk po përgjigjej. Shërbimi mjekësor kishte shkuar për pak kohë në vend, por më pas qe larguar përsëri. Hyrja në ndërtesën e banesës ishte bllokuar nga policia.

Të martën në mëngjes, trupat e motrës dhe vëllait, Eliza 26 vjeç dhe Giuseppe 25 vjeç u gjetën brenda në shtëpi nga prindërit e tyre. Zona është rrethuar me shiritin e policisë, kurse fqinjët kanë vendosur qirinj dhe lule, me trishtimin që u lexohet në fytyrë.

Featured image of article: Motra godet vëllain me thikë dhe pastaj vret veten

Sipas medias Blick.ch, zyra e Prokurorit ka deklaruar pas autopsisë se Eliza ka plagosur vëllain e saj Giuseppe me thikë dhe i ka shkatuar atij vdekjen. Më pas me të njëjtën thikë ka vrarë veten.

Bazuar në hetimet e deritashme, supozohet se motra 26-vjeçare ka plagosur për vdekje vëllain e saj 25-vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Të martën, dy persona janë gjetur të vdekur në një ndërtesë banimi, në Frick AG në Zvicër. Viktimat janë vëlla dhe motër. Zyra e prokurorit publik ka filluar procedurat për veprën penale vrasje me dashje dhe tani ka dhënë informatat e para lidhur me hetimin.

Vëllai A. dhe motra M., të cilët janë gjetur të vdekur në një apartament në Frick AG herët në mëngjes të martën, kanë pësuar nga vdekja e dhunshme, raporton “20minuten.ch”. Prokurori publik i Kantonit Aargau ka njoftuar të enjten pasdite se të dy janë gjetur nga prindërit e tyre.

Bazuar në hetimet e deritashme, supozohet se motra 26-vjeçare ka plagosur për vdekje vëllain e saj 25-vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Një thikë është gjetur në vendin e krimit, e cila supozohet të ketë qenë arma e vrasjes.

Prapavija dhe rrjedha e aktit janë ende objekt hetimesh, shkruan prokurori publik. Duke marrë parasysh të afërmit, autoritetet po përmbahen nga dhënia e ndonjë informacioni të mëtejshëm publik.

Meqenëse personat e përfshirë kanë vdekur të dy dhe zyra e prokurorit publik ka përjashtuar përfshirjen e palës së tretë, procedurat për vrasje me dashje do të ndërpriten sapo të përfundojë hetimi.

Fqinjët ishin shumë të shqetësuar. Prindërit, të cilët kishin jetuar me djalin dhe vajzën e tyre, tashmë të vdekur, janë strehuar tek të afërmit dhe po mbikëqyren nga një ekip kujdesi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *