Qeveria ka kthyer sërish sytë nga nismat e parealizuara dot në dy mandate radhazi, por duket se një nga ato më të dështuarat ishte eliminimi nga përdorimi i qeseve plastike.
Por sot nga parlamenti kryeministri Rama i është rikthyer edhe një herë kësaj çështje, duke premtuar se, nga 1 qershori i vitit të ardhshëm do të hyjë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve plastike.
Bashkitë që nuk garantojnë pastërtinë nuk do të përfitojnë asnjë lloj granti të pakushtëzuar nga buxheti i shtetit, deklaroi kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.
“Shumica e re qeverisëse duke nisur nga projektbuxhetit i vitit në vijim do të vendosi një parim të panegociueshëm me shpërndarjen e fondeve për bashkitë.
Në fillim pastërtia, pastaj gjitha të tjerat. Rritja e konsumit, rritja e veprimtarisë ndërtimore, rritja e turizmit nuk mund të shoqërohen me rritjen e papastërtisë, ose e thënë ndryshe me grumbuj plehrash në rrugët e jetës sonë të përditshme.
Bashkitë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë si duhet plehrat, nuk do të përfitojnë asnjë lloj granti të pakushtëzuar nga buxheti i shtetit.
Asnjë investim i ri pa respektuar mjedisin nuk i vlen fare komunitetit, nëse nuk i garantohet pastërtia e mjedisit. Pastërtia duhet të kthehet në kryefjalën e çdo bashkie e kryebashkiaku të Shqipërisë.
Asnjë tolerim pushtetit vendor për të gjitha ndërtimet pa leje. Dot ë jetën një nga shënjestrat prioritare të punës së përditshme dhe të vet policisë së shtetit bazuar në ligjin që kemi riparë dhe riforcuar.
Ne duam ta bëjmë Shqipërinë e 2030 absolutisht kampione të turizmit në Ballkan. Për t’ia dalë të që ta bëjmë këtë duhet të garantojmë pastërtinë dhe paprekshmërinë e paligjshme të turizmit.
Vija bregdetare Shqipërisë, një mrekulli e Zotit dhe një pasuri që populli ynë duhet të përfitojë çdo ditë e më shumë duhet bërë si vija e Atdhedashurisë. Patriotizmi nuk është të urresh një komb tjetër por të bësh atë që duhet për vendin tënd.
Në qershorin e vitit tjetër do të hyjë në fuqi ndalimi përfundimtar i qeseve plastike për konsum vetjak dhe familjar në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë tolerancë. Nuk jemi të parët që e bëjmë, duhet ta kishim bërë me kohë.
Mesazh im për industrinë që prodhon qeset plastike është që të mos kërkojnë lëshim sepse kjo është një dëm për të ardhmen e vendit. Shqipëria nuk është një vend i pasur por nuk mund të jetë absolutisht një vend i papastër.
Do të anulohen lejet dhe licencat absurde për të ricikluar mbetje me demek të riciklueshme kazan në kazan, duke ndotur mjedisin. Mos kërkoni lëshime nga qeveria. Dita e fëmijëve, 1 qershori, do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike”,- tha Rama.
/Priza.al/