FOTO/ Vetëmbrojtje? Koreja e Veriut teston sistemin e ri raketor, hedhja e tyre bëhet edhe nga trenat  

Jo vetëm nga bazat, nëndetëset, apo kamionët, por tashmë Koreja e Veriut ka nisur lëshimin e sistemeve të reja raketore edhe nga një tren. Këtë sistem raketor vendi do ta përdorë për të testuar raketa që janë lëshua në shënjestra testimi pranë Japonisë.

Raketat u lëshuan nga një “sistem i transportuar nga hekurudha”, i krijuar si një kundër-sulm i mundshëm ndaj çdo force që kërcënon vendin, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”.

Koreja e Veriut prezanton raketat e reja, nisja e tyre bëhet nga trenat

Raketat fluturuan 497 milje përpara se të godisnin një objektiv në detin e Japonisë në brigjet lindore të Koresë së Veriut, tha KCNA. Autoritetet e Koresë së Jugut dhe Japonisë, u alarmuan pas realizimit të testit, i cili u bë disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë lundrimi me aftësi bërthamore këtë fundjavë.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë kur Koreja e Veriut testoi sistemin e saj të integruar në tren, Koreja e Jugut, testoi në natyrë një raketë balistike të lëshuar nga nëndetëset (SLBM), duke u bërë kështu vendi i parë pa armë bërthamore që zhvillon një sistem të tillë.

Dy Koretë kanë qenë në një garë gjithnjë e më të nxehtë të armëve, me të dyja palët që zbuluan raketa më të afta dhe armë të tjera.

Testimet nga Koreja e Veriut ngritën një shqetësim ndërkombëtar, me Shtetet e Bashkuara që thanë se, shkelën rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përbënin një kërcënim për fqinjët e Phenianit.

“Sistemi raketor i transportuar nga hekurudha shërben si një mjet kundërsulmi efikas, i aftë për t’i dhënë një goditje të ashpër  dhe të menjëhershme forcave kërcënuese”,- tha Pak Jong Chon, një marshall i Koresë së Veriut i cili mbikëqyri testimin.

Fotografitë e publikuara nga mediat shtetërore treguan një raketë jeshile që ngrihej mbi një kolonë tymi dhe flakësh nga çatia e një treni të parkuar në binarët në një zonë malore. Koreja e Jugut kishte raportuar se raketat ishin lëshuar nga zona qendrore e brendshme e Yangdok.

“Raketat  hekurudhore janë një opsion relativisht i lirë dhe i besueshëm për vendet që kërkojnë të përmirësojnë nivelin e forcave të tyre bërthamore. Rusia e bëri këtë gjë kurse SHBA-të e konsideroi si një mundësi. Nuk është pa sens edhe për Korenë e Veriut”,- tha Adam Mount, një anëtar në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Megjithatë shumica e njerëzve janë skeptikë lidhur me sistemin e raketave të shfaqura nga Koreja e Veriut. Ata nuk mendojnë se hedhja e tyre, lidhet me demonstrimin e teknologjisë sesa me një demonstrim të forcës shkatërruese të Koresë së Veriut.

The missiles flew 930 miles before hitting their targets and falling into the country's territorial waters during the tests held on Saturday and Sunday according to KCNA

South Korea's test of its submarine-launched ballistic missile (SLBM) made it the first country without nuclear weapons to develop such a system

The two Koreas have been in an increasingly heated arms race, with both sides unveiling more capable missiles and other weapons, but South Korea does not possess nuclear capabilities

Under Kim Jong Un (pictured), North Korea has been steadily developing its weapons systems amid stalled talks with Western powers aimed at dismantling its nuclear and ballistic missile arsenals in return for US sanctions relief

The cruise missiles, which had been under development for two years according to KCNA, demonstrated an ability to hit targets 932 miles away during flight tests on Saturday and Sunday, threatening Japan, South Korea and Russia

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *