Pas thirrjeve të aktorit Leonardo Di Caprio për të mbrojtur lumin Vjosë, një tjetër aktor i është bashkuar listës.
Bëhet fjalë për Edward Norton, i cili përmes një postimi në Twitter, kërkon mbështetjen e të gjithëve për të mos lejuar dëmtimin e lumit.
“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNow”, ka shkruar Norton.
Postimi në Twitter:
The Vjosa River runs untamed from source to sea & local community groups in Albania are calling for it to be protected through the establishment of a new national park. Show your support, share Patagonia’s film with #VjosaNationalParkNow https://t.co/Oi8zVXoWae
— Edward Norton 🌻🇺🇦 (@EdwardNorton) March 22, 2021