Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Mbikalimit të Qafë-Kasharit’ dhe policia raporton se Noa Mato, 19 vjeç dhe Enis Sanxhaku, 20-vjeç, janë qëlluar me armë zjarri rreth orës 00:05.
Mësohet se konflikti ka nisur pasi dy të rinjtë ishin në kalçeto dhe po ktheheshin ne shtëpi, por gjatë rrugës kanë bërë një manovër të gabuar me makinë, duke i ndërprerë rrugën autorëve të ngjarjes.
Të rinjtë më pas janë konfliktuar me drejtuesin e mjetit që i prenë rrugën dhe ngjarja ka precipituar deri në përdorim të armëve.
Të rinjtë ndodhen në spital, nën kujdesin mjekësor. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/