Ka vetëm dy seanca që është shfaqur në parlament pasi e ka për herë të parë, por duket se me karakterin dhe me batutat e tij pikante do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve.
E pra, deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, ka bërë sërish dje sallën e Kuvendit të Shqipërisë të ndizet gazit, madje edhe vet deputetët e maxhorancës që si rrallë herë kanë qeshur me lot dhe madje edhe e kanë duartrokitur atë.
Në qendër të shënjestrës së Korreshit lushnjar kanë qenë ministrja e re e Bujqësisë, Frida Krifca dhe natyrisht kryeministri Edi Rama me qeverinë e tij.
Gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i Lushnjës në grupin parlamentar të PD-së, Sajmir Korreshi, kritikoi qeverinë për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi dhe zona e Myzeqesë si pasojë e keqmenaxhimit, duke mos lënë pa përmendur edhe shalqinjtë, që sipas tij janë kalbur fushave.
Por gjatë fjalës së tij, ai ka përmendur edhe raste konkrete dhe situata të caktuara që kanë bërë që deputetët e tjerë në sallë të “zgjoheshin” nga gjumi dhe të shpërthenin në të qeshura.
Korreshi ishte duke renditur, sipas tij, mungesën e profesionalizimit nga ana e Policisë së Shtetit, duke kaluar deri tek mbështetja financiare për familjet në nevojë. Por gjatë gjithë kohës që ai flistë, deputetët socialistë dhe demokratë, përfshirë kryetarin e tij Lulzim Basha, nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën.
“Në spitalin e Lushnjës njerëzit kanë frikë të shkojnë dhe kurohen nga shtëpitë. Po të vini aty të del para miu sa një qen”,- ka thënë ndër të tjera Korreshi. Ai ka përmendur edhe situatën kriminale në qytetin myzeqar, e cila sipas tij është tejet serioze dhe kur plagosen nga 5 persona, “edhe policia bashkë me autorët shkojnë në drejtim të paditur…”.
“Thoni kemi bërë peshkim po keni shembullin e Kënetës së Karavastasë. Sot del me humbje. Tani ka dy gjëra; O ju rruani lekët; ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka futur vrapit. Se s’ka mundësi tjetër. Ju thoni Policia. Me kë polici do ndiqni krimin ju. Me atë që mori lekët dhe iku me vrap. Me atë FNSH që del natën, me ata Policë që nuk kanë paguar akoma lekët e mishit nëpër dyqane?
Me këta do e ndiqni krimin ju? Po si ka mundësi ngjarja më tronditëse në Lushnje, vriten dhe plagosën 5 veta. Të gjithë ikin në drejtim të paditur, përfshirë edhe Policinë. Ça bëhet? Ja pra zotërinj, në këtë farë derexheje e keni çuar. Sot thoni ne po ndihmojmë familjet në nevojë. Po, po. Me 37 mijë lekë përkrahje. Të vjetra këto. As një thes miell nuk blen dot. Do ndihmoni moshën e tretë.
Po bëni një llogari me 14 mijë lekë në muaj. Vetëm një bukë misri dhe një shishe kos duan 60 mijë lekë në muaj. Ja kjo është situata ku ndodhet Shqipëria. Po dritat, po uji? Shumë qeshin se asnjë nuk mendon se ka këtë gjendje në shtëpitë shqiptare. Po ka!”,- tha Saimir Korreshi në fjalën e tij.
Të gjitha këto batuta pa fund kanë bërë sidomos kreun e demokratëve Basha, por edhe deputetë të tjerë si Agron Gjekmarkaj, që të mos i mbanin dot të qeshurat e gjata, në një kohë që e gjithë salla u pushtua nga hilariteti.
Ndiqni videon…:
/Priza.al/